Analistët vlerësojnë se thirrja e
Atifete Jahjagës në Serbi është një shenjë se Serbia do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
Vizita e
presidentes Atifete Jahjaga në
Beograd, nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian, në konferencën që do të mbahet nga 31 tetori deri më 2 nëntor, konsiderohet si një hap i rëndësishëm për Kosovën.
Analisti Dren
Doli konsideron se vizita e Jahjagës do të krijonte një imazh shumë pozitiv për shtetin.
“Presidentja e Republikës së Kosovës do të duhej të shkonte në
Beograd vetëm në cilësinë e
presidentes ë Republikës së Kosovës dhe në asnjë cilësi tjetër që mund të degradojë pozicionin e saj por edhe të Kosovës. Në këtë kontekst do të ishte një hap shumë pozitiv për imazhin e Kosovës si shtet, së pari dhe për detyrimin ndërkombëtar që Kosova dhe i gjithë Ballkani ka për të ndërtuar fqinjësi të mirë që Kosova të përfaqësohet nga presidentja e Republikës së saj në punimet e këtij samiti që mbahet në
Beograd”, tha Dren
Doli për RTK.
Sipas Dolit, Serbia po shkon gjithnjë e më shumë drejt njohjes së realitetit dhe se në një të ardhme të afërt mund të ketë edhe njohje të shtetit të Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 20/10/2014,
ora 12:02