Ndiqni live protestën e 6 kombëtare të opozitës
Ata që furnizohen me ujë nga liqeni i Badovcit të bëjnë kujdes
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së trajtimit të ujit Badoc, se para pak çastesh është dëmtuar edhe një gyp i çeliktë i ujit me diametër fi 600 mm.

Sipas Ujësjellësit, për këtë shkak janë detyruar të ndërpritet prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit deri në sanimin final të gypit.

Gypi në fjalë i cili furnizon një pjesë të madhe të kryeqytetit me ujë të pijshëm është dëmtuar nga kompania private “Gerlica” përgjatë punimeve në rrjetin e kanalizimit, në afërsi të gypit tjetër të ujit me diametër fi 600 mm që ka pëlcitur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme.

“Ekipe të shumta të departamentit teknik janë në dy vendet e ngjarjes duke tentuar që të sanojnë në kohë rekorde 2 gypat dhe që të dytë gypa të rëndësishëm magjistral, që janë furnizuesit kryesore të një pjese goxha të madhe të Prishtinës me rrethinë”, thuhet në njoftim.

“Ujësjellësi” kërkon mirëkuptim nga konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit.

Sipas njoftimit përjashtim nga mungesa e ujit bën vetëm Qendra Klinike Universitare e Kosovës.


Shtuar më 08/03/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori