Nis takimi në zyrën e Ashtonit
Update- Takimi mes Prishtinës dhe Beogradit ka nisur në Bruksel. Rezultatet e takimit do të dalin pas disa orësh.

Sipas RTK-së, marrëveshja pritet të arrihet deri në orën 15:00.


13:07 Zëdhënësja e Baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic, njofton se Kryeministrat Thaçi dhe Dacic aktualisht ndodhen në ndërtesën e BE-së (European External Action Service), ku mbahet dialogu Kosovë – Serbi.

“Delegacionet i Serbisë i udhëhequr nga Kryeministri Dacic dhe ai i Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Thaçi tani kanë arritur në ndërtesën e BE-së, ku do të takohen me Përfaqësuesen e Lartë Ashton në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” ka thënë Kocijancic./albeu.com/
Shtuar më 19/04/2013, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori