Astrit Dehari përcillet për në banesën e fundit (VIDEO LIVE)
Qindra qytetarë po përcjellin për në banesën e fundit trupin e aktivistit të Astrit Deharit.

"I japim lamtumirën aktivistit shembullor dhe shokut tonë të dashur Astrit Deharit, për ta kujtuar atë përgjithmonë", shkruajnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka ndërruar jetë të shtunën, ndërsa ishte i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, lidhur me sulmin që u bë ndaj Parlamentit të Kosovës gjatë muajit gusht të këtij viti.

Familja e Deharit kërkoi që trupit të djalit të tyre t'i bëhej autopsia, rezultatet e së cilës do të shpallen gjatë ditëve në vazhdim. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2016, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori