E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Asociacioni shqiptar në Preshevë, Popoviç kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë
Kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP) Nenad Popoviç, ka thënë sot se Qeveria e Serbisë duhet të mbajë urgjentisht një takim dhe t’i dërgojë porosi serbëve dhe shqiptarëve se prioritet i shtetit është ruajtja e integritetit, sikurse edhe garantimi i kushteve për zhvillim ekonomik dhe bashkëjetesë të qetë mes serbëve dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Duke reaguar në lidhje me formimin e asociacionit të komunave shqiptare në Luginë, Popoviç ka thënë se qeveria serbe duhet të çrrënjos çdo tentim për separatizëm në Serbi përmes mjeteve politike e ligjore.

"Edhe njëherë kërkojmë reagimin e shpejtë dhe vendimtar nga autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë dhe dënimin e këtij akti destabilizues ndaj shtetit të Serbisë që edhe shkel Kushtetutën e saj", ka theksuar më tej Popoviç, transmeton Koha.

Ai ka kërkuar që të mos injorohet kjo çështje, ndërsa ka thënë se duhet të konsiderohet me vëmendjen dhe seriozitetin më të madh. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2015, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori