Asociacioni rikthen Listën Srpska në qeveri
Përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe politikanë nga Beogradi kanë zbutur qëndrimin rreth ultimatumit për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Ata i kishin dhënë afat Prishtinës zyrtare që deri më 20 prill ta themelojnë këtë mekanizëm, duke kërcënuar me ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme, nëse kjo nuk ndodh. Por një ditë para skadimit të këtij afati, përfaqësuesListës Serbe dhe Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar se heqin dorë nga ultimatumi, qëndrim ky i shprehur pas një takimi në Zveçan.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se subjekti që përfaqëson mbetet i hapur për bisedime dhe zgjidhje kur është në pyetje themelimi i Asociacionit/Bashkësisë.


Shtuar më 20/04/2018, ora 07:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori