ASOCIACIONI / Lista Serbe rikthehet në Kuvend
Qeveria e Kosovës është duke e pritur kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeveri dhe në Kuvend për të filluar bisedimet për themelimin e AsociacionitKomunave me Shumicë Serbe.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër, subjektet opozitare vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e Asociacionit, duke këmbëngulur se mund të themelohet vetëm si organizatë joqeveritare dhe pa ndonjë kompetencë ekzekutive.

"Ne po bisedojmë me përfaqësues të niveleve të ndryshme të Listës Serbe në vazhdimësi. Ne presim që Lista Serbe të kthehet në mënyrë që të fillojmë bisedimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe", ka thënë këshilltari i kryeministrit Mustafa, për "Zërin". /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori