Asociacioni kushtëzohet me miratimin e simboleve të Kosovës
Komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, vazhdojnë të funksionojnë pa stemë, pa simbole dhe pa vulaKosovës në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, shkruan sot "Zëri".

Përfaqësuesit e serbëve në institucionet e shtetit të Kosovës vazhdojnë të bëjnë trysni për hartimin e statutit, me të cilin i hapet rrugë formimin të Bashkësisë së Komunave Serbe (Zajednica Srpskih Opstina) pas kthimit të tyre në institucione.

Pas 6 muajsh bojkot të Listës Serbska, qeveria ka kushtëzuar AKS-në me miratimin e simboleve të shtetit të Kosovës nga ana e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Këto katër komuna serbe që prej zgjedhjeve për pushtetin lokal të 2013-s funksionojnë pa simbole, pa stemë dhe pa vulaKosovës.

Shkresat që dërgojnë këto komuna vetëm nënshkruhen nga kryetarët, përkatësisht Stevan Vllahoviç dhe nënshkrimet e tyre në shkresa në fakt janë edhe vula, edhe gjithçka tjetër që pranohen nga qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës.

Kryetarët e këtyre komunave kanë deklaruar hapur se nuk e njohin shtetin e Kosovës, por nuk kanë refuzuar asnjëherë buxhetin që ka ndarë qeveria e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori