Theret me thikë brenda kishës prifti në Francë, plagoset edhe murgesha që tentoi ta ndalonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kishë në Nice të Francës.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Geral Darmanen, përmes një mesazhi në Tëitter.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat e huaja, gjendja e priftit paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ishte plagosur edhe një murgeshë që ishte përpjekur të ndalonte autorin.

Sulmi ndodhi në kohën kur Franca po voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i Bashkisë së Nicës, Christian Estrozi, përmes një postimi të veçantë në Tëitter, tha se autori vuante nga probleme psikologjike.