Themelimin e
Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mund të shtyhet deri pas
zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, pasi të dyja palët po vazhdojnë me agjendën e bisedimeve pa përcaktuar kohën e
Asociacionit.
Burime brenda qeverisë kanë konfirmuar se për Asociacionin po kërkohet një propozim nga
Bashkimit Evropian.
Me ndryshimet që po bëjnë vazhdimisht të dy palët në planet e tyre rreth
Asociacionit, qëndrimet skajshmërisht të ndryshme kanë shtyrë palët, sidomos atë kosovare që të kërkojnë ndihmën e
Bashkimit Evropian, i cili është lehtësues në këtë proces.
Ndërsa zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, nuk ka dashur të japë sqarime rreth çështjes së
Asociacionit dhe çfarë saktësisht është kërkuar nga BE.
Por sipas përgjigjes që ka dhënë Zyra e
Bashkimit Evropian në Kosovë, BE duket se nuk po preferon të shtyjë propozimet e veta rreth
asociacionit, por që të shtyj palët në bisedime të gjejnë vetë një zgjidhje, të pranueshme dhe të qëndrueshme njëkohësisht.
"Ne nuk po i shtyjmë përpara propozimet tona, por po inkurajojmë të dyja palët që ta arrijnë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët e cila mund të jetë e qëndrueshme", thuhet në një përgjigje të Zyrës së
Bashkimit Evropian në Kosovë për Radio Kosovën.
Ministri i Kthimit, Dalibor Jevtiq, ka konfirmuar se Asociacioni i Komunave serbe do të presë deri pas
zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, megjithëse ende nuk është caktuar data e
zgjedhjeve në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014,
ora 12:09