Asociacioni i Gazetarëve dënon ushtrimin e dhunës ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka dënuar aktin e dhunimit të dy gazetarëve, Musa Mustafa dhe Alidin Damati nga protestuesit serb në veri.


"AGPK është e shqetësuar edhe me sjelljen indiferente të ushtarëve të KFOR-it, të pranishëm gjatë incidentit, ndërkaq që shpreh shqetësim edhe për mosreagimin profesional të policëve të Kosovës, pasi që vetëm njëri nga ta ka ndihmuar gazetarët. Pengimi i gazetarëve në punën e tyre është sulm i rëndë ndaj lirisë së shtypit. Të gjitha institucionet e sigurisë e kanë për oglibim që të mundësojnë punën e gazetarëve, në gjithë territorin e Kosovës", thuhet me tej ne reagimin e AGPK'se. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori