Asociacioni do të merret edhe me kthimin e serbëve në Kosovë
Pëlqej
Sot Ekipi drejtues për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe është takuar e me zëvendëskryeministrin e Kosovë dhe ministrin për Komunitete e Kthim në dorëheqje Dalibor Jevtiqin.

Në takim janë këmbyer mendime për kthimin e të shpërngulurve serbë dhe si duhet të trajtohen ata në projekt statutin e AKS-së.

Siç përcjell radiokim, anëtarët e Ekipit drejtues kanë thënë se procesi i kthimit do të jetë një nga prioritetet e AKS-së .

AKS, thuhet në kumtesë, do të duhej të kishte rolin kryesor në realizmin projekteve të ndërtimit të lagjeve e banesa për të kthyerit serbë.
Shtuar më 21/06/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori