Asnjë viktimë, por si u zgjerua vatra e infeksionit gjatë orëve të fundit në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 670 mostra të marra 54 raste kanë rezultuar pozitive. Fatmirësisht, brenda këtyre orëve nuk janë raportuar viktima.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.
Shtuar më 29/09/2020, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori