Asnjë sinjal nga miratimi i buxhetit, pensionet e veteranëve në mëshirën e kuvendit
Ende nuk ka anjë sinjal ku do të rishikohet buxheti i qeverisë së Kosovëskuvend. Edhe pse qeveria ka dhënë dritën e gjelbërt për rishikim nga kuvendi heshtin për datën e miratimit në kuvend.

Gjithashtu edhe partitë opozitare nuk kanë dhënë informacion në lidhje me rishikimin dhe miratimin e buxhetit të qeverisë Haradinaj.

Nga ana tjetër po bëhen gati dy muaj që kur veteranët e luftës nuk kanë marrë pensionet, kjo si pasojë e mosrishikimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë më herët se presin që gjatë kësaj jave të bëhet miratimi i buxhetit dhe pagat të marrin në mënyrë retroaktive.

"Momentin që do të votohet dhe të bëhet rishikimi i buxhetit atëherë pagat do të dalin, dhe do të dalin për dy muaj, do të dalin në mënyrë retroaktive”, ka theksuar ai.

E megjithatë ende në pritje për kohën e miratimit të buxhetit që sipas gjasave do të kundërshtohet edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës në rast se është mbi 2 miliard euro./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2017, ora 08:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori