Asnjë ndërtim pa leje tek “Kroi i Vitakut”
Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të KK-së, për shkak të gjendjes së krijuar në veri, kryetari ilegal i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka ripërsëritur se asnjë ndërtim në lagjen “Kroi i Vitakut” nuk do të lejohet pa lejen e Administratës së UNMIK-ut.


Pantiq ka lexuar para këshilltarëve një letër “për ndërhyrjen brutale të pjesëtarëve të KFOR-it amerikan në objektin e Kuvendit Komunal, me akuzën se Pantiq, duke folur në një protestë në Mitrovicë, ka rrezikuar jetët e qytetarëve, të pjesëtarëve të misioneve ndërkombëtare dhe të tij”, e cila, siç tha Pantiq, i është dërguar Qeverisë së Serbisë.

“Kjo nuk më ka frikësuar, dhe do të vazhdoj të protestoj bashkë me qytetarë për të gjitha ngjarjet që nuk janë në pajtim me interesat tona dhe detyra ime është që të jem përkrah qytetarëve të Mitrovicës dhe ta ndaj fatin me ta”, tha Pantiq. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2012, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori