Asnjë e re nga hetimet për vrasjen e Ivanoviçit
Pëlqej
Kanë kaluar dy muaj nga vrasja në pjesën veriore të Mitrovicës të liderit të Iniciativës Qytetare “Serbi, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanboviçit, por ende nuk dihet se kush ishin vrasësit e as porositësit e saj, shkruan “Blic” i Beogradit.

Avokati Nebojsha Vllajiq thotë se familja Ivanoviç nuk ka asnjë informatë rreth asaj se deri ku kanë arritur hetimet.

“Asgjë e re nuk ka ndodhur, përveç kalimit të lëndës në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Vllajiq.

Sipas kësaj gazete, ai ka shprehur pakënaqësinë me punën e Policisë së Mitrovicës, siç e quan Policinë e Kosovës, dhe shpresën se Prokuroria Speciale do të tregojë se “nuk është njësoj e paaftë ose e painteresuar siç ishin policia e prokuroria në Mitrovicë”.

Blic” rikujton edhe fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas të cilit ka shumë gjëra të çuditshme në hetimin e vrasjes, porse me kalimin e kohës gjithnjë e më pak beson se gjurmët çojnë në anën serbe. Vuçiç ka thënë se në Serbi po punojnë në këtë rast 100 veta.

Kjo gazetë po ashtu përmend edhe deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se motivet e vrasjes janë kriminale, se dorasit do të zbulohen “pavarësisht se e vërteta për dikë do të jetë e dhembshme”.

Blic” rikujton deklaratën e Thaçit se Prishtina do të bashkëpunojë me Beogradin për ndriçimin e kësaj vrasjeje, transmeton Koha.net.

Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar në mëngjes, derisa ai po hynte në zyrat e partisë që e drejtonte, Iniciativa Qytetare “Serbi, Demokraci, Drejtësi”.
Shtuar më 16/03/2018, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori