Pas përfundimit të
mandatit të ministres së Jashtme të Bashkimit
Evropian në vitin 2014, në tre vitet e ardhshme baronesha Cetherine
Ashton pritet të përfitojë 470 mijë
euro të taksapaguesve
evropianë.
Sipas gazetës britanike Telegraph,
Ashton deri në vitin 2017 do të marrë 55 për qind të rrogës së saj themelore, 133 500 funte, përkatësisht 156 780
euro në vit. Shuma e parave dhe tatimi më i ulët se ai standard duhet t’iu garantojë pavarësi funksionarëve të lartë të BE-së dhe përkushtimin e tyre të plotë në punë deri në skadim të
mandatit.
“Me rëndësi është që komisarët të mos fillojnë të kërkojnë punë të re gjatë muajve të fundit të
mandatit të tyre në poste në BE, dhe të kenë kohë të mjaftueshme për të kërkuar punë të re përkatëse. Në këtë mënyrë ata edhe më tutje angazhohen 100 për qind në punën për të cilën janë të paguar dhe ekziston risk shumë më i vogël nga konflikti i interesit”, thuhet ne deklaraten për shtyp të Komisionit
Evropian.
Shtuar më 06/04/2013,
ora 17:20