Ashton: Zgjedhjet e 3 nëntorit, mundësi e madhe
Pëlqej
“Zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë kanë një rëndësi të madhe. Pas tyre, mund të ketë një tjetër marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit. Një tjetër fakt i rëndësishëm është që për herë të parë, Serbia i ka bërë thirrje popullatës së saj të dalë të votojë.” Kështu është shprehur Catherine Ashton, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisw, teksa fliste në Qendrën “Woodrow Willson” në Washington, ku, një nga temat e debatit, ishte Kosova.

"RTK" shkruan se Ashton u shpreh se meritat kryesore për marrëveshjet e arritura nuk i takojnë asaj, por dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiç.

“Ende i kujtoj të gjitha takimet, nga të cilat tri prej tyre kanë zgjatur nga 14 orë. Që të dy mendojnë për të ardhmen e popullit të tyre dhe nuk dëshirojnë të kthehen në të kaluarën, sepse nuk mund të shkohet askund me histori”,-ka theksuar zyrtarja e lartë e BE-së.

Sipas saj, si Thaçi edhe Daçiç dëshirojnë që vendet e tyre të integrohen në BE. “Kështu duhet të ndodhë dhe rreth kësaj çështje as që duhet diskutuar”,-ka thënë ajo.
Shtuar më 01/10/2013, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori