E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Ashton viziton Kosovën
Catherine Ashton
Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, do të vizitojë Kosovën më 28 dhe 29 mars.

Vizita e saj vjen menjëherë pas raundit të dytë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Shefja e ekipit kosovar në dialogun me Serbinë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se gjatë vizitës së kryediplomates evropiane në Kosovë do të kërkohet të bëhet e qartë axhenda e bisedimeve me Serbinë dhe se çfarë fiton Kosova, duke qenë bashkëpunuese.

Raundi i parë i dialogut Kosovë Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret, ndërsa më 24 dhe 25 mars do të mbahet raundi i dytë, ku do të bisedohet për çështje teknike. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2011, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori