Ashton pret infromata shtesë
Catherine Ashton gjatë vizitës së saj në Podgoricë, Tiranë dhe Shkup pret “informata shtesë” rreth dialogut Kosovë-Serbi, në mënyrë që ta paralajmëroj edhe zyrtarisht vizitën në Prishtinë dhe në Beograd, kanë thënë burime diplomatike në Bruksel.

Sipas agjencisë Beta, tani për tani, nuk ka ndonjë zhvillim të ri, të rëndësishme në dialogun Prishtinë-Beograd, kurse përfaqësuesja e lartë e BE-së, ndoshta, në kuadër të turneut në rajon, mund ta vizitoj edhe Bosnjën.

Për Catherine Ashtonin, kanë shtuar zyrtarët në Bruksel, vizita eventuale në Prishtinë dhe në Beograd do të lidhej edhe me rishikimin e përgjithshëm të përparimit në raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në përgatitjen e raportit të cilin ajo më 22 prill në Luksemburg duhet ta paraqes para Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së./albeu.com/
Shtuar më 15/04/2013, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori