Ashton përshëndet vendimin e e OSBE për zgjedhjet
Marrëveshja sipas së cilës OSBE-ja në Kosovë do t’i lehtësojë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, është përshëndetur edhe nga Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“EULEX-i do ta mbikëqyrë sigurinë dhe do ta realizoj mandatin e vet në bashkëpunim të ngushtë me faktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe vendës”, thuhet në deklaratën e saj.

Ashton u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të bashkëpunojnë me OSBE-në me besim të mirë në mënyrë që votimet të kalojnë të qeta dhe në rregull. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2012, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori