Ashton organizon takimin Jahjaga-Nikoliq
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton po punon në organizimin e takimit të parë të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

"Qëllimi është krijimi i kontakteve në nivel presidencial duke e forcuar dhe intensifikuar dialogun i cili momentalisht po zhvillohet ndërmjet dy kryeministrave dhe në nivel të ekspertëve”, ka thënë sot për agjencinë serbe Tanjug një zyrtar i Komisionit Evropian në kushte anonimiteti", citon ORAinfo.

Ai, megjithatë, nuk ka mundur të saktësoj datën dhe rendin e ditës të takimit, përveç që ka thënë se takimi po planifikohet në gjysmën e parë të muajit shkurt.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë, Maja Kocijançiq nuk ka konfirmuar por as nuk ka demantuar këtë informatë.

"Ajo çfarë mund të them është se të gjitha iniciativat të cilat kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ne janë të mirëseardhura dhe jemi të gatshëm t’i mbështesim", ka thënë Kocijançiq. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2013, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori