Ashton nuk i kërkon Serbisë njohje të pavarësisë së Kosovës
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar sot në Bratisllavë se nuk kërkon dhe nuk do të kërkojë nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“E vetmja gjë që kërkoj është të mos injorohen njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton, pas takimit me presidentin sllovak, shkruan Evropa e Lirë. Ajo po ashtu ka theksuar se pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet prapa. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2013, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori