Catherine
Ashton, shefja e diplomacisë së
Bashkimit Evropian këtë të premte do vijë në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa një ditë më parë, të enjten do takohet me presidentin serb, Boris Tadiç.
Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e
Bashkimit Evropian, Catherine
Ashton ka vendosur të përfshihet personalisht në
dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim që të nxjerrë rezultatet e para nga ky proces i nisur para tre muajsh, raporton “Express”.
Për këtë qëllim ajo do të vizitojë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin.
Gjatë kësaj vizite, shefen e diplomacisë së
Bashkimit Evropian do shoqërojë këshilltari i saj politik, Robert Cooper, të cilin ajo e ka caktuar të lehtësojë bisedimet.
Megjithëse marrëveshja e parë në
dialogun për çështje teknike do të arrihet para vizitës së Baroneshës, ajo synon që të shtyjë palët drejt marrëveshjeve për çështjet e tjera që janë diskutuar në Bruksel. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2011,
ora 11:38