Ashton i ofron Serbisë propozim-marrëveshje më të mirë
Update- Kanë përfunduar takimet bilaterale mes baroneshës Catherine Ashton dhe kryeministrave Daçiq-Thaçi. Në raundin e nëntë të takimeve kryediplomatja Ashton i ka parashatruar kryeministrit serb një tjetër propozim-marrëveshje, që mendohet të jetë më i mirë se ai i herës së kaluar.

Indeksonline shkruan se, burime diplomatike në Bruksel të gazetës Blic thonë se pala serbe në Bruksel ka marrë një ofertë më të favorshme kur bëhet fjalë për policinë dhe çështjet e sigurisë.

Siç ka thënë burimi kësaj gazete, bisedimet edhe kësaj here janë të shumë të vështira edhe pse Brukseli e Prishtina kanë lëshuar pak pe. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2013, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori