Ashton e kënaqur me bisedimet Kosovë-Serbi
Bisedimet e realizuara mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq janë komentuar dhe vlerësuar pozitivisht nga shefja e diplomacisë Evropiane Catherine Ashton.

Ashton ka theksuar se është mëse e kënaqur nga bisedimet dhe me marrëveshjen e arritur mes dy kryeministrave për telekomin dhe energjinë.

Edhe zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë u komentuan nga baronesha Ashton. Kjo e fundit ka thënë se është me shumë rëndësi që të ketë sa më shumë pjesëmarrës në zgjedhje dhe se OSBE do të luaj një rol me rëndësi në to. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori