Ashton: Dialogu praktik
Catherine Ashton
Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për çështje praktike dhe përmirësimin e jetës së njerëzve, kështu ka thënë shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila po qëndron në një vizitë një-ditore në Beograd.

Ndërsa presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka thënë se vendi i tij dëshiron të zgjedhë “problemin kronik” të Kosovës.

Ashton dhe Tadiç këto komente i bënë të enjten mbrëma, në një konferencë të përbashkët për media në Beograd.

Ashton ka thënë se me zyrtarët serbë ka folur edhe për dialogun Prishtinë-Beograd. “Është e rëndësishme që të sigurohet që njerëzit të jetojnë më mirë në kuptimin praktik”, ka ajo.

Tadiç, nga ana e tij, ka vlerësuar të rëndësishme nisjen e dialogut dhe ka shtuar se Serbia nuk ka asnjë arsye që të bllokojë procesin politik dhe dialogun, shkruajnë mediat kosovare.

Serbia ka interes që të gjendet sa më parë zgjidhja për Kosovën. Ky është një problem kronik, një konflikt që ka ekzistuar në territorin e Evropës Juglindore”, ka thënë Tadiç, duke shtuar se Serbia dëshiron që ta zgjidhë konfliktin, pasi që “hapësira e Ballkanit Perëndimor nuk mund të integrohet në BE nëse ne sjellim konfliktet tona të brendshme në institucionet e BE-së”.
Shtuar më 27/05/2011, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori