ASHAK zgjedh kryetarin e ri
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës i ka mbajtur sot zgjedhjet e rregullta të Akademisë. Në mbledhjen e sotme është zgjedhur kryesia e re. Akademik, Nexhat Daci është zgjedhyr kryetar i ri i ASHAK-ut.

Nënkryetar është zgjedhur Akademik, Jusuf Bajraktari ndëtsa anëtare korrespodente është zgjedhur, Myzafere Limani.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
1. Akademik Eqrem BASHA, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
2. Anëtare korrespondente Justina Pula, Sekretare e Seksionit të Shkencave
Shoqërore;
3. Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të
Natyrës;
4. Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar i Seksionit të Arteve.
Shtuar më 21/12/2017, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori