E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
ASHAK: Rexhep Qosja gënjeshtar, dezinformues dhe urrejtës patologjik
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar ndaj shkrimit të Rexhep Qosjës “Ideologjia e prapavajtjes”, duke thënë se ky shkrim është fund e krye dashakeq dhe gënjeshtër.

ASHAK thotë se nuk ka absolutisht asnjë lidhje me shkrimin e Mehmet Krajës “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje”, i botuar para disa ditëve.

Ja reagimi i ASHAK-ut

Shkrimi i Krajës është autorial dhe anëtarët e Akademisë kanë mundur ta lexonin si të gjithë lexuesit e tjerë.

Qosja, si dezinformues kujdestar dhe urrejtës patologjik i Akademisë, privilegjet e së cilës i gëzon si të gjithë anëtarët aktivë të saj, ndonëse nuk e ka shkelur pragun e saj tashme e 15 vjet, mund t’i drejtohet vetëm Mehmet Krajës dhe pikëpamjeve të tij personale në shkrimin e përmendur”, thuhet në komunikatën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./albeu.com/

Shtuar më 06/01/2015, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori