I hoqën patentën, Ermal Mamaqi “godet” me shprehjen (FOTO LAJM)

Moderatori dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi reagon për herë të parë pasi i hoqën patentën, teksa u kap duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Në një status në rrjetet sociale, Mamaqi ka postuar një foto me një shprehje të thënë nga vetë ai.

“Asgjë nuk ta vjedh energjinë si ankesat e përhershme,”- shkruan Mamaqi pak orë pasi Policia i hoqi patentën, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi në lidhje me ngjarjen që ditën e sotme mbushi mediat.

Por, pavarësisht kësaj, komentuesit kanë shfaqur interes për patentën e aktorit.

“Por me patentën ç’patën,”- shkruan njëri nga komentuesit.

Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore u hoqi patentat djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha dhe Ermal Mamaqit, në dy raste të ndryshme.

Sipas mediave, Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.


Shtuar 8.06.2020 06:26