Asambleisti i VV-së: Policia po më pret për të më arrestuar
Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Policia po e pret para Kuvendit Komunal për ta arrestuar, pasi prokuroria ka lëshuar fletarrestim.

Azemi thotë se nuk do t’i përgjigjet thirrjes dhe se nuk i pranon gjykimet, që ai i quan politike.

Postimi i plotë i Azemit:

Policia e Kosovës, herët në mëngjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokuroret e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest.

Aty s'më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë.

Andaj dua të ju njoftoj se arsyeja pse nuk i'u përgjigjemi thirrjeve të tilla është sepse asnjëherë nuk do i pranojmë gjykimet politike. Çdo veprim deri më sot e kam bërë me shpresë e besim për një jetë më të mirë për shumicën, kundrejt një pushteti pakicë që shet e fal gjithçka për karriget e tyre. E nëse për këtë duhët të arrestohem, në rregull... Veçse kurrë me gatishmërinë time!


Shtuar më 22/10/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori