Asamblistit të
Kuvendit Komunal të
Mitrovicës, Remzi
Rrahmani, nga radhët e PDK’së, i ka dështuar sot
propozimi i tij drejt
Kuvendit, për të shpallë
Halil Kastratin, qytetar nderi të
Mitrovicës.
Propozimi i tij nuk kishte marrë votat e mjaftueshme të asamblistëve, e një gjë e tillë
Rrahmani thotë që ta ketë befasuar.
Megjithatë asamblisti
Rrahmani shpreson që një iniciativë e tillë do të mbarojë herdo kur.
“Sot në seancën e 20-të të
Kuvendit Komunal, bëra një kërkesë shumë legjitime dhe shumë njerëzore, që humanisti HALIL KASTRATI të shpallet qytetar nderi i Komunës së
Mitrovicës.
Propozimi im nuk morri dritën e gjelbër nga asamblistët e pozitës në këtë Kuvend. Emri i Halilit nuk guxon të shndërrohet në temë politike, ngase ai i tejkalon këto përmasa. Sot, asamblistët treguan qëndrimet e tyre, që për mua ishin jo natyrshëm refuzuese. Me bindje se kjo ide e imja është nisur me sinqeritet, me sinqeritet do të mbaroj herdo kur”, ka shkruar ai në profilin e tij në facebook.
Halil Kastrati është drejtues i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” me seli në Prizren. Ai është bërë i njohur në publikun kosovar, për ndihmën që ua bën familjeve të varfra përmes shoqatës së tij humanitare.
Shtuar më 30/05/2019,
ora 16:24