Arsimi në grevë, nxënësit tre ditë pushim
Arsimtarët nuk kanë hyrë sot në klasat e tyre, siç ndodh gjithmonë, ndërsda nxënësit do të kenë tre ditë pushim.
Greva në arsimin parauniversitar ka nisur në ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në 12:00.

SBASHK-u, organizatore e grevës, ka kërkuar zbatimin e plotë të Kontratës Kolektive, pagesën prej dy euro në ditë për shujtë të mësimdhënësit, realizimin prej 0,5 % i pagesës për çdo vit të punës, 70 % të mjeteve për mësuesit udhëtarë si dhe tre paga shtesë, të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive.

Por jo të gjitha sindikatat janë duke e përkrahur këtë grevë. Sindikata e Arsimit dhe e Kulturës e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jenë në grevë, duke u pajtuar kështu me Këshillin e prindërve në nivel shtetëror.

Nuk dihet deri tani nëse në të gjitha shkollat e Kosovës po zhvillohet grevë, apo në disa prej tyre mësimi vijon normalisht. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori