Mourinho dëshiron te Roma lojtarin që theu rekordin e merkatos

Tekniku portugez i Romës, Mourinho është duke provuar goditjen e madhe në merkaton e verës.

Sipas “Corriere dello Sport”, Jose Mourinho ka dëshirë të provojë transferimin e Gareth Bale, lojtari i cili theu rekordin e merkatos së transferimeve me shifrat e tij, nga Tottenham te Real Madrid për 100 milionë euro.

Gareth Bale nuk ka patur një sezon të mirë nën drejtimin e Ancelotti, ku më shumë ka qenë në stol dhe jo në fushën e lojës.

Mou ka besim se Bale do t’i japë një frymë tjetër ekipit dhe një shtysë të lartë në repartin e sulmit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.06.2022 17:12