Shërimi zgjat 14 ditë, përzierja e këtyre dy produkteve është “dorë me një” për nivelin e lartë të yndyrës

Niveli i lartë i yndyrës shpesh herë është një problem shqetësues. Tek njeriu shtresa e yndyrës dallohet, pasi krijon disa shtresa të verdha në formë pllakash në kapakët e sipërm të syve, por edhe në pjesë të tjera të trupit.

Kur sëmundja përparohet vërehet edhe trashja e enëve të gjakut, arteroskleroza, e për këtë në fakt ndikojnë edhe disa faktorë të tjerë si duhani, alkoli dhe nikotina. Si pasojë shfaqen sëmundjet kardiova skulare.

Studimet më të fundit lidhur më këtë problem sugjerojnë që në rast se një person vuan nga niveli i lartë i yndyrës në gjak të përdoret ky ilaç natyral.

Bëhet fjalë për fikun e thatë dhe uthullën e mollës. Ky kombinim është mjaft kurativ dhe këshillohet të pihet në mëngjes

Ja si ta përgatisni:

Merrni tre fiq të thatë dhe i shponi mirë me diçka të mprehtë, e më pas i hidhni në kavanoz ku keni hedhur 2 dcl uthull molle. Le të qëndrojë gjatë natës, në mëngjes e pini dhe hani fikun.

Mbetjen tjetër të uthullës mos e hidhni, sepse mbrëmjen tjetër hidhni dhe tre fiq të tjerë. Ata 2 dcl uthull e përdorni për 7 ditë. Ditën e tetë hidhni uthull të re dhe e përdorni trajtimin edhe për një javë. Shërimi zgjat 14 ditë./albeu.com/