Arrestohet Xhelal Sveçla, VV: Qeveria kriminale po mundohet të shtypë rezistencën popullore
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës,
Xhelal Sveçla, cka ka sjellë edhe
reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
"Kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi.
Isa Mustafa është përgjegjësi
kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa është përgjegjësi
kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga
Xhelal Sveçla dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!. Tashmë mbi 80 dosje për këto çështje, janë deponuar nëpër sirtaret e prokurorisë, me të cilat nuk po merren gjykatat, pasi që janë të kapura nga ky pushtet.
Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organizuar e korrupsionit që udhëheqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së.
Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese", thuhet në
reagimin e VV-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2016,
ora 09:38