Arrestohet serbi që kontrabandonte kosovarë drejt BE-së
Polica e Kosovës ka arrestuar një person, i nacionaliteti serb, si i dyshuar për kontrabandim me njerëz.

Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Dauta Hoxha, e ka konfirmuar për ndalimin e këtij personi.

“Ju konfirmoj se rreth orës 21:00, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë bazuar në informacione të pranuara dyshohet se një person ka kontaktuar persona të ndryshëm duke iu kërkuar shuma të ndryshme parash për t'i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për interviston në stacion policor një të dyshuar mashkull serb”, ka thënë Daut Hoxha, zyrtar për informon në Policinë e Kosovës.

Ai ka treguar se Policia edhe më tej do të ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe për çdo vendim lidhur çështjen do të njoftoheni me kohë.
Shtuar më 09/09/2017, ora 07:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori