Takimi me kongresistët amerikanë, Yuri Kim: Diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me vizitën e anëtarëve të Kongresit Amerikan në Shqipëri.

Yuri Kim shkruan se Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner janë në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë dhe nesër do të japin më shumë detaje.

“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!” shkruan Ambasada Amerikane në Shqipëri./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 19:07