Arrestohet një zyrtar në Kamenicë
Pëlqej
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar një person, i akuzuar se ka shpërdoruar detyrën.

“Bazuar në hetimet preliminare policore, personi i dyshuar, tashmë i arrestuar nga policia, me veprime të kundërligjshme u ka ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit fiktiv operatorëve ekonomikë në Kamenicë, të cilët kanë bërë eksploatimin e zhavorrit në mënyrë të kundërligjshme. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, i arrestuari me inicialet L.V ka qenë punonjës në komunën e Kamenicës. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori