Arrestohet një shtetas i Kosovës në Beograd
Në kryeqytetit e Serbisë, në Beograd, është arrestuar pejani M.B. (1978) pasi që policia në Beograd kishe gjetur dy kilogramë heroinë.

M.B. është arrestuar bashkë me novipazarasin N.E. (1984) për shkak të prodhimit të autorizuar dhe vënies në qarkullim të narkotikëve, ka kumtuar MPB e Serbisë

Sipas policisë serbe, dyshohet se M.B. dhe N.E. në një periudhë të gjatë kohore kanë shpërndarë heroinë të cilësisë së lartë nëpër Serbi e më së shumti në territorin Beogradit.

Atyre u është caktuar mbajtja 48 orë.


Shtuar më 12/04/2018, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori