Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, njoftoi se ditën e djeshme, e shtunë është arrestuar një serb, shtetas i Kosovës, i dyshuar për përfshirje ne veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se gjatë periudhës kohore, 15 dhe 16 prill 1999, i pandehuri G.S., nё bashkëkryerje me tё pandehurit tjerë, pjesëtarë të njësive rezervë të njësive ushtarake dhe policore të Serbisë, gjatë një ofensive kundër popullsisë civile në komunën e Lipjanit dhe lokaliteteve për rreth, me përdorimin e forcës ushtarake, dhunës, plaçkitjes dhe frikësimit, fillimisht kanë dëbuar popullsinë civile shqiptare nga shtëpitë e tyre, e pastaj nga familjet të cilat ishin duke u përpjekur që të largohen nga sulmet dhe dhuna, të pandehurit i kanë ndarë dhjetëra persona, të cilët pastaj i kanë vrarë”.

Me këto veprime, thuhet në njoftimin e prokurorisë, i pandehuri G.S., në bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”, nё kundërshtim me Kodin Penal të Kosovë, Kodin Penal të ish Jugosllavisë si dhe Konventën e Gjenevës, mbi rregullat dhe ligjet e luftës.

Shtuar më 21/07/2019, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori