Arrestohet një pjestar i policisë së Gjilan
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një punonjës të stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘shantazh’ dhe "lëndim i lehtë trupor".

Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.

Përveç tjerash ky punonjës i stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan është suspenduar nga puna deri në përfundim të hetimeve.

Rastin e ka bërë të ditur vetë IPK-ja, përmes një komunikate për media.

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacion anonim lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policorpunonjës në stacionin policor në Gjilan.

Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

I njëjti punonjës i Policisë së Kosovës edhe është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore.
Shtuar më 15/02/2019, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori