Arrestohet një person për tentativë vrasje në Malishevë
Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person nga fshati Novosellë, komuna e Malishevës, për tentim vrasje. Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari pas një komunikimi verbal ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull, i cili është dërguar në QKUK.

Po ashtu polica ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma e përdorur në rast e llojit TT me një karikator me 9 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm ndërsa në vendngjarje janë gjetur tri gëzhoja të së njëjtës armë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori