Policia rajonale e Pejës ka arrestuar sot një person që dyshohet për
vrasje.
Bëhet fjalë për shtetasin V.S, 35-vjeç nga Klina.
Sipas njoftimit të policisë, i riu dyshohet se ka vrarë më 2003 shtetasin Burim Sejdiu me armë zjarri
automatike AK-47.
“Pas identifikimit të të dyshuarit në fjalë, me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë me date 13.05.2014 është kryer një kontroll (bastisje) në dy lokacione në rajonin e Klines, ku është arrestuar i dyshuari lidhur me ketë
vrasje.Gjatë kontrollit , ndër të tjera , është gjetur dhe sekuestruar një armë
automatike AK-47 me 30(tridhjetë) fishek te kalibrit 7.62 mm”, thuhet në njoftimin e Policisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2014,
ora 14:55