Doli me shoqet dhe nuk u kthye më në shtëpi, zhduket e mitura në Gjilan

Një nënë nga Gjilani ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj e cila dy ditë më parë së bashku me shoqet doli nga shtëpia e prindërve dhe nuk u kthye më.

E ëma e shqetësuar tha se vajza e saj ishte larguar rreth orës 22:00 të mbrëmjes dhe nuk mori më asnjë lajm prej saj. Ndërkohë policia e Kosovës po heton rastin e denoncuar.

“PERSON I ZHDUKUR-Rr. Kumanova, Gjilan 17.08.2022 – 22:00.  Ankuesja femër  kosovare ka raportuar se vajza e saj  e mitur, viktima femër  kosovare,  ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./albeu.com


Shtuar 19.08.2022 09:30