Arrestohet një aktivist i VV-së
Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një tjetër aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhet fjalë për Ramadan Deliun, që në kohën e arrestimit mbante një tubim në Mitrovicë.

Lëvizja Vetëvendosje, thotë se Policia ka provokuar pjesëmarrësit në tubim, duke intervenuar brenda për të arrestuar këtë aktivist.

Sipas tyre Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Ramadan Deliun me arsyetimin se i njëjti mori pjesë para 7 vjetësh në një aksion politik kundër EULEX-it.

Me anë të një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se arrestimet politike, kërcënimet dhe deportimet e aktivistëve po shfaqin natyrën e dhunshme të regjimit në Kosovë, dhe po e provokojnë jashtëzakonisht shumë situatën.

Policia e Kosovës sapo arrestoi aktivistin e VETËVENDOSJE!-s, Ramadan Deliu, i cili ishte duke marrë pjesë në një tubim në Mitrovicë. Policia provokoi pjesëmarrësit në tubim, duke intervenuar brenda tubimit për të arrestuar këtë aktivist, “faji” i të cilit ishte se mori pjesë para 7 vjetësh në një aksion politik kundër EULEX-it. Arrestimet politike, kërcënimet, deportimet e aktivistëve, po shfaqin natyrën e dhunshme të regjimit në Kosovë, dhe po e provokojnë jashtëzakonisht shumë situatën. Kjo situatë e dhunës policore po bëhet e padurueshme dhe çdo tensionim i mëtutjeshëm do të jetë në përgjegjësinë e Isa Mustafës”, thuhet në njoftimin e VV-së./Albeu.com/
Shtuar më 23/03/2016, ora 22:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori