Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes për rastin e EULEX-it
Të blutë e Kosovës, kanë arrestuar aktivistin e lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Maqastena.

Lajmi u bë i ditur nga Lëvizja Vetëvendosje

Policia e Kosovës, para pak minutash ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Blerim Maqastena. Ndërkohë policia po kërkon për të arrestuar edhe shumë aktivistë të tjerë, në lidhje me aksionin e VETËVENDOSJE!-s kundër EULEX-it, të realizuar në vitin 2009. Riaktualizimi i këtij rasti dhe shkeljet e shumta procedurale dhe ligjore, kanë dëshmuar që ky është proces i montuar politik me synim të përndjekjes politike të aktivistëve opozitarë. Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria dhe Policia e Kosovës që të heqin dorë nga arrestimet dhe burgosjet politike të opozitës”, thuhet në njoftim. /Albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori