Arrestohet në Kosovë i mbijetuari i masakrës në Dubravë
Shërbimi Korrektues i Kosovës është deklaruar lidhur me incidentin e sotëm në shënimin e 20-vjetori të MasakrësDubravës.

ShKK tha se për shënimin e këtij përvjetori organizmi është lejuar të bëhet në objektin e Burgut të Dubravës ku edhe kanë qenë të angazhuar rreth 300 oficerë korrektues, 10 kombibus dhe 7 vetura, të cilat kanë bartur pjesëmarrësit e ceremonisë nga hyrja deri tek vendi ku po shënohej 20 vjetori i përvjetor të masakrës.

Të njëjtit shtuan se gjatë kësaj ceremonie një qytetar ka tentuar të prishë atë por që i menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, ku edhe u arrestua Shefqet Kabashi, e që ceremonia më pas vazhdoj e qetë.

Njoftimi i plotë:

Sot me rastin e njëzet vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, Shërbimin Korrektues i Kosovës ka planifikuar planin operativ “Masakra e Dubraves” , me qellim të ofrimit të kushteve këshillit organizativ për të mbajtur këtë eveniment.

Gjatë kësaj ceremonie, SHKK ka ofruar siguri dhe lejimin e hapësirës për këshillin organizativ të këtij përvjetori, ku gjatë këtij operacioni kanë qenë të angazhuar rreth treqind oficerë korrektues, dhjetë kombibus dhe shtatë vetura, të cilat kanë bartur pjesëmarrësit e ceremonisë nga hyrja kryesore deri te vendi ku po shënohej njëzet vjetori i masakrës së Burgut të Dubravës.

Gjatë kohës kur po mbahej ceremonia në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë një qytetar ka tentuar ta prishë ceremoninë.

I menjëhershëm ka qene reagimi i oficereve korrektues duke e larguar nga vendi ku po zhvillohej ceremonia, bashkë me të ishin edhe disa persona tjerë, te cilët u dërguan jashtë perimetrit të qendrës korrektuese. Të lartpërmendurit u arrestuan nga policia, ndërsa ceremonia vazhdoi e qetë, ku çdo gjë rrjedhe mirë ashtu sic ishte parapare me planin operativ.
Shtuar më 22/05/2019, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori