Arrestohet në Dublin, Sekiraca, vrau Triumf Rizën
Pëlqej
Shqiptari nga Kosova Enver Sekiraca, i dyshuar për një numër krimesh në Kosovë, duke përfshirë edhe vrasjen e një polici, është arrestuar në Dublin, bazuar në një urdhër të Interpolit.

Shefi i Policisë së Kosovës Resat Malici konfirmoi arrestimin, duke shtuar se autoritetet e Kosovës janë duke punuar për ekstradimin e Sekiracas.

Departamentet irlandez i Punëve të Jashtme dhe i drejtësisë po marrin parasysh mundësinë për të ekstraduar Sekiracan në Kosovë, ku dhe do të dalë para gjyqit. Megjithatë pengesë për këtë duket se do të jetë fakti se mes Irlandës dhe Kosovës nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Autoritetet policore të Kosovës janë vënë në kërkim të Sekaricas që në vitin 2007, pas vrasjes së Trimf Rizës, në gusht të atij viti.

Sekiraca, i kërkuar nga Interpoli akuzohet gjithashtu dhe për një sërë veprash të tjera penale, si anëtar I krimit të organizuar ndërkombëtar, abuzime seksuale, vrasje dhe plagosje.
Shtuar më 28/11/2010, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori