Lirohet Muharrem Xhemajli
Update- Kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli, është liruar pasi më parë ka deklaruar para prokurorit se nuk do të jap asnjë deklaratë, nisur nga vendimi i Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së të datës 7 maj 2011.

Policia e Kosovës Xhemajilin vetëm e ka shoqëruar në prokurori për një intervistim që e ka kërkuar prokurori italian Salustro. /albeu.com/


........................

15.14- Kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli është arrestuar sot në ora 14:40 nga Policia e Kosovës. Arrestimi është bërë në bazë të një urdhri të prokurorit Special, Maurizio Salustro, njfoton Telegraf.

“Urdhri i Prokurorit ishte se për shkak se Muharrem Xhemajli nuk ka pranuar ftesën për t’u paraqitur në Prokurori, si dhe ka deklaruar publikisht që nuk do të paraqitet vullnetarisht, ai duhet të detyrohet që të paraqitet në intervistë të premten, 7 qershor ora 15:00”, thuhet në komunikatën e OVL-së së UÇK-së. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2013, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori